Fundjava mbushi Vlorën plot me turistë

Vlora

Fundjava mbushi Vlorën plot me turistë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 22:24
Foto

Fundjava mbushi me turistë Vlorën. Grupe të huajsh eksploruan gjiret e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit.  

Të ardhur nga Ukraina, Gjermania, por dhe ShBA  këto vajza i gjetëm këtë të diel në anijet që lundrojnë në Karaburun.

Turistja: Jam nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dashuroj udhëtimet. Kam blerë  një apartament në Vlorë dhe jam duke shijuar pjesën e dytë të jetës sime në udhëtime! Vijmë nga Ukraina dhe jemi një grup shoqesh kemi ardhur të shijojmë detin e Vlorës, vend shumë i bukur.

Prenotimet e këtij viti kanë nisur disa javë para çeljes së sezonit turistik dhe operatorët e turizmit në Vlorë shpresojnë që të rimëkëmben nga dëmet e një viti në pandemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat