Vlora mbulohet nga tymi, vijon përhapja e flakëve tek ish-depot e Naftës

Vlora

Vlora mbulohet nga tymi, vijon përhapja e flakëve tek ish-depot e Naftës

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 12:14
Foto

Situata me zjarret në Vlorë sa vjen e rëndohet. Pas zjarreve në Karaburun, një vatër tjetër zjarri është aktivizuar pranë ish-depove të naftës në dalje të qytetit.

Siç shihet nga pamjet flakët po përhapen me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e fortë për po frynë në zonë.

Bimësi e ulët e shkurre janë ndjegur në këtë zonë dhe tymi ka mbuluar një pjesë të qytetit.

Ndërkohë vijon përhapja e flakëve dhe në Karaburun, por sot është aktivizuar një tjetër vatër në fshatin Gjorm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat