Çfarë po ndodh? Vlora 'mbërthehet nga flakët', digjen 3 automjete dhe 1 dyqan rrobash

Vlora

Çfarë po ndodh? Vlora 'mbërthehet nga flakët', digjen 3 automjete dhe 1 dyqan rrobash

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Disa zjarre kanë rënë gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Një zjarr ka rënë në dyqanin dhe në mjetin e Faraudin Veizajt. Kjo ngjarje ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në lagjen “Hajro Çakërri”.

Zjarret janë shuar nga forcat zjarrëfikëse dhe fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar. 

Ndërkohë edhe dy automjete janë përfshirë nga flakët, në të njëjtin orar në rrugën Transballkanike.

Nga flakët janë shkrumbuar dy furgona mallrash dhe një makinë, konkretisht një furgon AA 041 CV, Fiat Punto AB 607 DI dhe një furgon tjetër me targa AB 068 EC.

Policia po punon për të zbardhur të këto raste, nëse janë të qëllimshme apo aksidentale. Dyshohet paraprakisht se zjarret janë të qëllimshme.

Njoftimi:

I vuri zjarrin një dyqani dhe tentoi të digjte edhe një automjet në pronësi të të njëjtit shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas veprime të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F. V., ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi. Vijon puna puna për kapjen e shtetasit Q. M. dhe venien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat