Me cilin vendim shkoi në Beograd?

Volejboll

Me cilin vendim shkoi në Beograd?

Nga: Mehdi Mehmeti Më: 8 tetor 2018 Në ora: 17:05
Mehdi Mehmeti

Debate

Po, kam këshilltar dhe ndihem shumë krenar që në mesin e klubit tonë kemi ekspertë të volejbollit. Në klubin tonë ekspert numër 1 është Fejzullah Ademi. Themelues i federatës paralele gjatë okupimit, kryetar i federatës gjatë kohës më të vështirë të sportit kosovar. Kurrë askush nuk kishte forcë me udhëheq FVK-ën, Begu me bacën Ismajl organizuan garat gjatë okupimit. Nëse ai anëtar i bordit ka dëshirë me ditë se ke e kam këshilltar e mori përgjigjen, Begu është këshilltari im, Begu hartoi statutin e federatës, rregulloret e brendshme të federatës.

Organizojë garat para dhe mbas luftës. Sukseset e Begut ju satelitët e kryetarit të kontestuar duhet ti dini: Ishte trajner i KV Universitetit të Prishtinës, kampion shumëvjeçar me këtë klub dhe pjesëmarrës në ligën e dytë të ish Jugosllavisë, refer federativ, kohët e tij të arta ishin kur Begu shndriti si volejbollist në kohëra më të vështira.

Gjatë okupimit, Begu e baca Ismajl bashkë me bordin inkuadrojë Preshevën në garat e sportit paralel. Në atë kohë kur ne organizonim garat, kryetari i tanishëm organizonte lojë miqësore nëpër Serbi. Jam krenar që krah të djathtë në klubin tim kam Begun. Ai anëtarë i bordit të kontestuar mori përgjigjen por duhet të ia bëj me dije se nuk të duhet mençuri e madhe të kuptosh punën e federatës tashmë. Raporti financiar 2016 nuk u raportua. Raportit financiar 2017 ishte shkarravinë... Ku në këtë raport asgjë nuk është dhënë raport analitik. U përkrah nga kuvendarët se krejt morën rriskun e tyre. Prandaj nuk duhet të jesh i mençur shumë me kuptua: Nepotizmin dhe korrupsionin në këtë federatë. Këtë më së miri munden të vërtetohen gazetarët hulumtues. Gazetarët të cilët janë të interesuar të dijnë më shumë, të kërkojnë raportet financiar të vitit 2015, 2016 dhe 2017, kërkoni nga  sa poste mbajnë anëtarët e bordit, trajnerët. Kërkoni se sa familjarë të kryetarit janë paguar dhe udhëtimet e tyre.

Sa anëtar të bordit kanë udhëtuar pa nevojë dhe meritë dhe sa janë paguar. Kërkoni sa klube janë shpërblye nga kjo federatë për zhvillim të sportit femëror dhe mos vallë klubet tjera jemi nga tjetër planet apo shtet. Kërkoni me cilin vendim shkoi në Beograd dhe mori pajisjet për reprezentacionet dhe ne si kuvend, po mendoj ne opozita e tij nuk kemi asnjë fakturë se sa kanë kushtua këto pajisje. Kërkoni nga federata me cilin vendim pagoi për lojtaren e sajë 2.000 franga zvicerane kinse për të përfaqësuar reprezentacionin e Kosovës, lojtarja përfaqësojë vetëm një herë reprezentacionin dhe u përshëndet nga reprezentacioni. Kërkoni ju gazetarë sa para u harxhuan në Beach Volley. Kërkoni pse 70 % e buxhetit të ndarë nga MKRS- ja ju dedikua Beach Volley. Kërkoni gazetarë kush merret me pagesa e të gjitha harxhimeve. Kërkoni sa janë fakturat e derivateve dhe le tua shpjegojnë me çka nënkuptojnë me harxhime tjera. Këto prej këtyre pikave nuk të duhet këshilltar dhe mençuri me i ditë.

Autori është ish volejbollist dhe drejtor sportiv i KV Prishtina F.

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat