Gurbetçarët në Zvicër ndihmojnë botimin e librit me 1300 faqe me foto e dëshmi për histori

Zvicra

Gurbetçarët në Zvicër ndihmojnë botimin e librit me 1300 faqe me foto e dëshmi për histori

Nga: Abas Fejzullahi Më: 3 tetor 2019 Në ora: 14:16
Pamje nga ballina dhe brendia e librit

Me datën 6 qershor 2019 autori i librit me titull: „ATA U VRANË-LAN PAS VETES HISTORINË“ me 1300 faqe me të dhëna e dëshmi për histori nga Ing. Afrim Shefqet Caka i cili u drejtohet me Kërkesë kurbetçarëve në Zvicër,  përmes Z. Saim Tahiraj bashkëluftëtar i heroit të kombit Salih Çekaj dhe disa vite kryetar dhe themelues i SHKB” Salih Çekaj” në Zvicër, për ta ndihmuar me mjete botimin e librit : 

Shqyrtimi i Kërkesës

Më  datën 2019-08-24 në klubin  DARDANIA në Zofingen të Zvicrës u shqyrtua Kërkesa  në fjalë.

Z. Saim Tahiraj përmes Ftesës në Faqe të Librit-Facebook dhe përmes shtypit  njoftoj dhe thirri bashkëatdhetarë dhe veprimtarë të vullnetit të mirë që të marrin pjesë në takimin e caktuar në ora 19:00 lidhur me shqyrtimin e Kërkesës.  Të pranishmit në takim zhvilluan një bashkëbisedim lidhur me librin, dhe rëndësin që ka botimi i këtij libri dokumentar me të dhëna e dëshmi për histori. Nga bashkëbisedimi i zhvilluar nga të pranishmit si përfundim erdhi te themelimi i Këshillit i cili me veprimtarët e pranishëm dhe ata që do të kyqen më vonë të organizojnë e mbledhin ndihma nga kurbetçarët në bazë vullnetare. U themelua edhe Këshilli mbikqyrës për pranim dorëzimin e mjeteve nga veprimtarët në përbërje prej tre anëtarëve: Saim Tahiraj, Xhemajl Haxhiu dhe Mahmut Gashi. Takimi i ardhshëm dhe përfundimtarë për të pa gjendjen e tubimit të mjeteve në terren u caktua më datën 2019-09-28 në të njejtin vend dhe në të njejten kohë.

Të dhënat nga takimi me datën 2019-09-28 lidhur me shumën e mjeteve të mbledhura

Komisioni përgjegjës për pranim dorëzimin e mjeteve të mbledhura nga anëtarët përgjegjës të Këshillit nga terreni  dha këtë gjendje më datën 2019-09-28 në vijim dëshmohet përmes Regjistrit ku janë të shënuar secili anëtarë i këshillit sa ka dorëzuar mjete të mbledhura në terren.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat