Arrestohen dy shqiptarë në Gjenevë, planifikonin sulme terroriste

Zvicra

Arrestohen dy shqiptarë në Gjenevë, planifikonin sulme terroriste

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:35
Gjenevë

Autoritetet e sigurisë kanë shmangur një sulm të terroristëve islamikë afër aeroportit të Gjenevës.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë.

Shërbimet sekrete amerikane kishin alarmuar kolegët e tyre zviceranë mbi rrezikun e një sulmi terrorist në Gjenevë.

Sipas gazetës “Shteti Islamik” kishte planifikuar një sulm kundër depove me derivate të naftës afër aeroportit të Gjenevës.

Në vjeshtë të vitit 2018 shërbimet amerikane njoftuan shërbimin sekret zviceran mbi rrezikun e sulmit.

Informatat iu përcollën policisë së Gjenevës, e cila pastaj mori masat përkatëse, njofton Tagesanzeiger.ch.

Tre persona që planifikonin sulmin ishin takuar në një xhami në Gjenevë.

Që të tre, ballafaqoheshin me probleme të ngjashme: papunësi, vështirësi integrimi, dështime.

Ata u radikalizuan në xhami.

Nga dokumente mësohet se ishte planifikuar që në Gjenevë të vinin dy shqiptarë për të realizuar planin.

Ata u arrestuan rrugës për në Zvicër.

Një sulm i ngjashëm, sipas të dhënave të shërbimeve amerikane, ishte planifikuar edhe në Basel.

Arrestimi i tyre është bërë me datën 15 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat