Pensionisti nga Kosova mbetet pa patentëshofer, voziti 158 km në orë në Zvicër - Bota Sot
Pensionisti nga Kosova mbetet pa patentëshofer, voziti 158 km në orë në Zvicër

Zvicra

Pensionisti nga Kosova mbetet pa patentëshofer, voziti 158 km në orë në Zvicër

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:12
Ilustrim

Një pensionist 70-vjeçar me shtetësi nga Kosova është kapur të mërkurën pasdite nga radari policor për kontroll të shpejtësisë, shkruan Luzerner Zeitung.

Pensionisti është kapur në orën 16:18 në Altbürerstrasse në St. Urban të Kantonit të Luzernit kur ishte duke zhvilluar me makinën e vet një shpejtësi prej 158 kilometrash në orë. Këtë shpejtësi ai e ka zhvilluar në një rrugë ku lejoheshin vetëm 80 kilometra në orë.

Kosovari është arrestuar pak më vonë në vendbanimin e tij, por është lejuar të shkonte në shtëpi, pasi është marrë në pyetje. Megjithatë, atij i është marrë menjëherë patentshoferi.

Zyra e prokurorit publik në Sursee tashmë ka filluar një procedurë hetimi për pensionistin. Ai duhet të arsyetojë veten për tejkalimin “brutal” të shpejtësisë së lejuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat