Kryeministri Kurti në Cyrih nënshkruan marrëveshje mes VV-së dhe SP-së të Zvicrës

Zvicra

Kryeministri Kurti në Cyrih nënshkruan marrëveshje mes VV-së dhe SP-së të Zvicrës

Më: 19 janar 2023 Në ora: 20:36
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate në Zvicër

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se në Zyrih të Zvicrës, ka nënshkruar një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate në Zvicër.

Kjo marrëveshje sipas tij, zoton thellimin e bashkëpunimin e tyre ndërpartiak, në fushat siç specifikon me interes të përbashkët.

”Sot në Cyrih me @cedricwwermuth ne nënshkruam një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet @spschweiz & @LVetevendosje duke u zotuar të thellojmë bashkëpunimin tonë ndërpartiak në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në zhvillimin socio-ekonomik, angazhimin e diasporës, arsimin dhe dialogun politik”.

Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti, udhëtoi së fundit në Zvicër për në Davos si pjesë e Forumit Ekonomik, si përfaqësues qeveritar i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat