Zvicër: E detyroi për seks oral dhe dyshohet se ka vrarë nënën e të dashurës, shqiptari dënohet vetëm për akuzën e parë

Zvicra

Zvicër: E detyroi për seks oral dhe dyshohet se ka vrarë nënën e të dashurës, shqiptari dënohet vetëm për akuzën e parë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 tetor 2016 Në ora: 18:47
ilustrim

Ai ishte “shumë i frustruar”, të dëgjonte për “akuzat e drejtësisë që bëhen të plotëfuqishme nga të njejtët politikanë që nuk zgjedhin problemet,” tha kryetari i trupit gjykues, Daniel Bussmann, për 34 vjeçarin nga Kosova, që prej 25 vitesh jeton në këtë vend.

Shqiptari në tetor 2011 në një sallë sportive të Affoltern (Albis) kishte dhunuar fizikisht dhe seksualisht një 23 vjeçare. Ai i kishte vendosur një thikë japoneze në fut, që ta detyronte të bëntë seks oral me të, shkruan tagesanzeiger.ch. Kjo është ngjarja që shqiptarin mund ta dëbonte përgjithmonë drejt Kosovës. Fillimisht ai i refuzoi akuzat.

“Marrëdhënia shkoi normalisht, nuk e dhunova,” pretendoi ai. Por gjykata me analizat psikologjike i besoi variantës së 23 vjeçares. Prokuroria fillimisht kërkoi 12 vjet heqje lirie, por në fund 34 vjeçari pranoi fajësinë duke dhënë mundësi për t’ia ulur dënimin. Avokati i tij kërkonte 7.5 vjet heqje lirie, por gjykata e shkallës së parë e dënoi me nëntë vjet heqje lirie.

Gjykata II zvogëlon dënimin, por ai dyshohet për vrasje

Pas ankimimi të çështjes në Gjykatën e dytë (Obergericht), dhunuesi është dënuar me tetë vjet e gjysmë heqje lirie, prej të cilave deri tani i ka mbajtur pesë vjet. Por këtu ka një problem. Psikiatri ka ardhur në përfundim që në 1999, atëkohë 17 vjeç, shqiptari ka grabitur një taksist, bile kishte vrarë me thikë nënën e ish të dashurës së tij. “Sulmet në rini tregojnë lidhjen e tij me dhunën serike dhe delikuencën”, tha psikiatri.


Vetëm: Fatkeqësia qëndron se Gjykata i ka fshirë dënimet e vitit 1999 dhe andaj është e pamundur të dënohet ai për veprat e 17 viteve më parë. “Gjykata duhet të punojë me shkeljet ligjore që janë të njohura në sistem dhe jo me ata që nga vjetërsia kanë dalur nga sistemi,” përfundon mendimi i gjykatës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat