Shkatërrohet çifti "Google" mes shqiptarit dhe zviceranes, dëbohet për herë të tretë shqiptari

Zvicra

Shkatërrohet çifti "Google" mes shqiptarit dhe zviceranes, dëbohet për herë të tretë shqiptari

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 qershor 2017 Në ora: 18:36
Ilustrim

Burri dhe gruaja u munduan të bindnin gjykatësin se komunikonin përmes përkthimit me “google”, megjithatë pikërisht kjo fjali tregon se lidhja e tyre mund të ishte gjithshka tjetër përveç “dashuri”, shkruan luzernerzeitung.ch duke e titulluar “Shkatërrohet çifti i Google”.

Konkretisht bëhet fjalë për një shqiptar nga Kosova, 31 vjeç, që ishte martuar në mënyrë fiktive me një zvicerane (23) në 6 mars 2015. Kjo kishte qenë tentativa e tretë e tij për të qëndruar në Zvicër, pasi më parë ishte dëbuar dyherë nga autoritetet zvicerane për qëndrim të jashtligjshëm. Por këtu gaboi 31 vjeçari, pasi kjo martesë fiktive do zbulohej dhe në prill 2016 ai mbetet pa letra.

Çifti kishte deklaruar se ishin njohur përmes internetit në 2012. Ajo nuk dinte shqip e ai mund të fliste vetëm në një gjermanishte të çalë. Prej këtu, zyrtarët e kanë konsideruar barrierën e tyre gjuhësore si një argument për akuzën e martesës fiktive. Pas ankesës që çifti ka bërë në Gjykatën Federale u është dhënë të drejtë konstatimeve të autoriteteve. Të martuarit, të dytë pa ndonjë arsimim, thonë se kanë komunikuar përmes përkthimit me “google”. Por Gjykata ka theksuar se një komunikim i tillë është i pamundur në raste të tilla, përcjell botasot.info.

Nuk dinin datëlindjet dhe emrat e vjehrrit dhe vjehrrës

Gjykata më tepër u bind se çifti ishte “martuar për letra”, nga fakti se shqiptari dhe zviceranja nuk dinin datëlindjen e njëri-tjetrit dhe aq më pak emrat e vjehrrit dhe vjehrrës, si dhe emrat dhe numrin e vëllezërve dhe motrave.

Tani 31 vjeçari duhet përfundimisht ta lëshojë Zvicrën për të tretën herë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat