Vriten gjashtë civilë në Mali pas sulmit ajror nga ushtria franceze

Afrika

Vriten gjashtë civilë në Mali pas sulmit ajror nga ushtria franceze

Më: 28 mars 2021 Në ora: 07:31
Mali

Ushtria franceze ka vrarë gjashtë civilë në një sulm ajror në veri-lindje të Malit të shtunën, kanë pretenduar zyrtarët lokalë.

Kjo është hera e dytë këtë vit që Franca fajësohet për vrasjen e civilëve në operacionin “Barkhane”, luftën e saj kundër militantëve islamikë në rajonin e Afrikës.

Operacioni kundër kryengritjes ka thënë se incidenti më i fundit kishte "neutralizuar" një grup terroristësh.

"Ky sulm u urdhërua pas një faze mbikëqyrjeje dhe identifikimi që lejonte karakterizimin e pranisë së një grupi të armatosur terrorist", thuhet në deklaratën e tyre.

Sidoqoftë, zyrtarët lokalë kundërshtuan këtë version të ngjarjes, duke thënë se gjashtë të rinj midis moshës 15 dhe 20 vjeç ishin vrarë ndërsa argëtoheshin duke luajtur me zogj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat