Nigeri, së paku 15 të vdekur gjatë përleshjeve të reja etnike

Afrika

Nigeri, së paku 15 të vdekur gjatë përleshjeve të reja etnike

Më: 15 prill 2021 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Guvernatori i shtetit Gombe, Inuwa Yahaya, deklaroi se përleshja ndodhi në rajonin Balanga, mes grupeve etnike Lunguda dhe Waja.

Së paku 15 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve mes dy grupeve etnike në shtetin federal nigerian Gombe, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i shtetit Gombe, Inuwa Yahaya, deklaroi se përleshja ndodhi në rajonin Balanga, mes grupeve etnike Lunguda dhe Waja.

Është konfirmuar se për vdekje pësuan së paku 15 persona, si dhe shumë persona janë plagosur.

Gjatë përleshjeve janë djegur edhe shumë shtëpi, me ç’rast qindra banorë të rajonit në frikë kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, në këtë shtet është shpallur orë policore.

Në shtetin Gombe shpesh ndodhin përleshje mes grupeve etnike që zakonisht shkaktohen nga mosmarrëveshjet rreth ndarjes së resurseve natyrore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat