500 elefantë mund të vriten sepse pandemia shkatërroi turizmin

Afrika

500 elefantë mund të vriten sepse pandemia shkatërroi turizmin

Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:48
Zimbabwe

Zimbabwe “së shpejti” do të fillojë shitjen e të drejtave për të gjuajtur deri në 500 elefantë këtë vit, ka deklaruar vendi këtë javë.

Tinashe Farawo, zëdhënës për Parqet Zimbabwe dhe Autoritetit të Menaxhimit të Kafshëve të Egra, i tha CNN-it se ulja e të ardhurave nga turizmi për shkak të pandemisë me COVID-19 është ndër arsyet kryesore për këtë veprim.

“Në hamë çfarë vrasim”, Farawo tha, duke shtuar se turizmi ka vdekur për shkak të koronavirusit.

Njoftimi erdhi pas disa javësh pasi elefanti afrikan i pyllit u deklarua i rrezikuar ashtu si edhe ai i savanës.

Zimbabwe nuk është e vetmja në rajon që lejoi gjuetinë e elefantëve për para. Në dhjetor, Namibia vuri 170 elefantë të egër për shitje për shkak të thatësirës dhe rritjes së numrit të elefantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat