Në përleshjen mes hajnave të lopëve dhe fermerëve, humbin jetën 46 persona

Afrika

Në përleshjen mes hajnave të lopëve dhe fermerëve, humbin jetën 46 persona

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Të paktën 46 persona humbën jetën në Madagaskar gjatë një përleshjes mes hajnave të lopëve dhe fermerëve.

Sulmi ka ndodhur në komunën Marovitsika në juglindje të Madagaskarit.

Rreth 120 persona të armatosur kryen bastisje në dy fshatra, Ambohitoshi dhe Vohitsimbe.

Komisioni shtetëror për të drejtat e njeriut, ka njoftuar se do të kryej një hetim të pavarur për këto sulme.

Thuhet se gjithashtu do të ndihmojë në ofrimin e sigurisë për banorët lokalë.

Në këtë rajon shpesh ndodhin përleshje mes hajnave të lopëve dhe fshatarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat