Birmania do të lirojë mbi 5000 persona që u burgosën për grushtshtetin

Afrika

Birmania do të lirojë mbi 5000 persona që u burgosën për grushtshtetin

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 13:51
Birmani

Qeveria e Birmanisë ka thënë se do të lirojë më tepër se 5000 qytetarë që u burgosën për protestimin kundër grushtshtetit në shkurt.

Mijëra persona ishin arrestuar gjatë demonstratave të përgjakshme pasi liderët ushtarakë morën pushtetin në Birmani.

Lideri i këtij grushtshteti, Min Aung Hlaing, ka thënë se 5636 persona do të lirohen për shkaqe humanitare.

Vjen disa ditë pasi gjenerali ishte lënë jashtë samitit vjetor të liderëve rajonal, që thanë se ushtria nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i dhënë fund trazirave.

Asociacioni i Shteteve të Azisë Juglindore (Asean) është pajtuar të ftoj një përfaqësues jo-politik nga Birmania në vend të Gen Min Aung Hlaingut.

Së paku 1178 persona janë vrarë dhe 7355 janë arrestuar, ndërsa janë akuzuar apo dënua për protestat e dhunshme. Protestat nisën pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat