Sundimtari ushtarak i Sudanit shpall gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare

Afrika

Sundimtari ushtarak i Sudanit shpall gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Kreu i Këshillit Sovran të Sudanit, Gjenerali Abdel Fattah Abdelrahman Burhan ka shpërndarë këshillin dhe kabinetin dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur përmes një fjalimi të drejtpërdrejtë televiziv, shkruajnë mediat e huaja.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Sovran – që mbikëqyrin tranzicionin në qeverisjen demokratike – janë liruar nga postet e tyre, tha ai.

Ai gjithashtu shpërndau të gjitha qeveritë shtetërore dhe largoi qeveritarët nga postet e tyre.

Gjenerali tha se një qeveri e përkohshme do të shpallet para fundit të nëntorit dhe deklaroi se zgjedhjet e përgjithshme për të hapur rrugën drejt një qeverie civile do të zhvillohen në korrik të vitit 2023.

Deklarata e tij vjen pasi Ushtria e Sudanit ka vendosur në arrest shtëpie kryeministrin Abdalla Hamdok dhe një pjesë të kabinetit të tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat