Afrikë e Jugut, arrestohen aktivistët që kishin mbjedhur kanabis afër zyrës së presidentit

Afrika

Afrikë e Jugut, arrestohen aktivistët që kishin mbjedhur kanabis afër zyrës së presidentit

Më: 13 janar 2022 Në ora: 06:31
Foto ilustrim

Policia e Afrikës së Jugu ka shkulur disa bimë kanabisi që rriteshin pranë zyrës së presidentit Cyril Ramaphosa në Pretoria. Bimët i përkisnin aktivistëve të komunitetit indigjen Khoisan që kanë ngritur kampet e tyre rreth zyrës së presidentit prej 3 vjetësh. Lideri që e quan veten Mbreti Khoisan u ngjit pas një bime të madhe kanabisi pasi policia po e tërhiqte zvarrë.

Ai i tha policisë “ që ju keni deklaruar luftë “sipas agjencisë së lajmeve “AFP”. Ai ka qenë i arrestuar që nga ajo kohë. Ai dhe shokët e tij aktivistë u ndaluan për kultivimin dhe krijimin e plantacioneve ilegale të kanabisit dhe mos vendosjen e maskës në ambiente publike pasi janë urdhëruar nga policia që ta bëjnë këtë gjë  sipas “AFP-së”. Në vitin 2018 grupi ngriti një kamp në pjesën e gjelbërt jashtë zyrës së presidentit për të kërkuar njohjen zyrtare të gjuhës së tyre.

Gruaja e Mbretit Khoisan shprehu zemërim për incidentin në një intervistë të dhënë për faqen e lajmeve “South Africa’s IOL”. Mbretëresha Cynthia tha që presidenti nuk do që të vijë të flasë me ta dhe që njerëzit Khoisan kërkojnë njohjen e tyre. Ajo tha se njerëzit i kanë përdorur bimët për arsye shëndetësore si kanceri dhe presioni i gjakut dhe që kanabisi është mbjellë në një kopsht perimesh.

Përdorimi personal i kanabisit në vende private është dekriminalizuar në Afrikën e Jugut që nga viti 2018 raporton “BBC”. Njerëzit e komunitetit Khoisan janë banorët më të vjetër të vendit por tani janë një minoritet i vogël i vendit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat