Ushtria në Burkina Faso thotë se ka marrë pushtetin

Afrika

Ushtria në Burkina Faso thotë se ka marrë pushtetin

Më: 24 janar 2022 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Ushtria në Burkina Faso ka thënë se ka marrë pushtetin përmes puçit.

Ky njoftim është bërë përmes televizionit nga një zyrtar ushtarak, i cili ka thënë se janë shpërndarë Qeveria dhe Parlamenti.

Ende nuk dihet se ku është presidenti, Roch Kaboré, mirëpo zyrtari ushtarak ka thënë se të gjithë të ndaluarit janë në një lokacion të sigurt.

Puçi vjen një ditë pasi trupat ushtarake kanë pushtuar kazerma dhe janë dëgjuar të shtëna nëpër kryeqytet.

Më herët, partia Lëvizja Popullore për Përparim ka thënë se Kabore dhe një ministër qeveritar i kanë mbijetuar një tentim-vrasjeje.

Të dielën, trupat kryengritëse kanë kërkuar shkarkimin e shefave ushtarakë dhe për më shumë burime për të luftuar militantët islamistë./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat