Afrika e Jugut bën arrestime për 21 vdekjet e pashpjeguara të adoleshentëve në tavernë

Afrika

Afrika e Jugut bën arrestime për 21 vdekjet e pashpjeguara të adoleshentëve në tavernë

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 17:50
Foto

Policia e Afrikës së Jugut tha sot se ka bërë tre arrestime në lidhje me vdekjet tronditëse e misterioze të 21 të rinjve në një tavernë në qytezën East London, në fund të muajit të kaluar, për të cilat nuk ka ende një shkak zyrtar.

Në ngjarjen e rende, thuajse te pabesueshme viktimat kishin vdekur pasi kishin humbur ndjenjat papritur, dhe ishin gjetur të shtrirë në dysheme e tavolina.

Të dyshuarit, duke përfshirë dhe pronarin e tavernës Enyobeni janë ndaluar në lidhje me akuzat të shërbimit të alkoolit për të mitur, nën moshë.

Pronari 52 vjeçar i barit del në gjyq javën që vjen kurse dy punonjës të tij kanë marrë mundësinë e pagesës së gjobës $120 për shitje të alkoolit për fëmijë nën moshë.

Dy të arrestuar të tjerë janë të moshave 33 e 34 vjeç.

Më i riu i viktimave tragjike ishte 13 vjeç, kurse më i madhi 17 vjeç, sipas ministrit të policisë Bheki Cele.

“Vendi ishte i mbushur me të rinj, hyrja ishte falas … madje jepej dhe alkool falas”, tha një dëshmitare 16 vjeçare që nuk donte të emërohej publikisht nga BBC.

“Më pas ata nisën të këputeshin si mizat,” tha ajo duke përshkruar tmerrin e vdekjeve.

Raporti i toksikologjisë ende nuk është përfunduar por ekspertët thonë se vdekjet janë shkaktuar nga diçka që njerëzit kanë thithur ose ngrënë.

Policia tha se mbetet ende mendje hapur dhe vigjilente për çështjen e pazakontë: “Siç e thanë dhe në fillim, hetimi është një proces që duhet kryer me kujdes dituri ekstreme,” tha komisioneri Nomthetheleli Mene.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat