Forcat somaleze njoftojnë se i dhanë fund rrethimit vdekjeprurës të një hoteli

Afrika

Forcat somaleze njoftojnë se i dhanë fund rrethimit vdekjeprurës të një hoteli

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Forcat e ushtrisë së Somalisë kanë deklaruar se i kanë mposhtur militantët që e kanë sulmuar një hotel në kryeqytet pas një rrethimi të përgjakshëm.

Të paktën 12 persona u vranë në ngjarjen vdekjeprurëse e cila zgjati rreth 30 orë, megjithëse mediat lokale raportojnë se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.

Sulmuesit përdorën eksploziv për të hyrë në hotelin Hayat të Mogadishu të premten përpara se të merrnin kontrollin me dhunë dhe të mbanin peng mysafirët gjatë natës.

Grupi ekstremist Al-Shabab ka marrë përgjegjësinë për sulmin, shkruan BBC.

“Forcat e sigurisë i kanë dhënë fund rrethimit tani dhe personat e armatosur kanë vdekur, nuk kemi pasur të shtëna me armë zjarri nga ndërtesa në orën e kaluar”, tha një zyrtar i paidentifikuar për agjencinë e lajmeve AFP.

Hoteli është shkatërruar kryesisht pas bombardimeve intensive nga forcat e sigurisë gjatë natës të së premtes dhe të shtunës.

BBC ka raportuar se deri tani nuk kanë ndonjë konfirmim zyrtar se ngjarja ka përfunduar.

Në javët e fundit, luftëtarët e lidhur me grupin kanë sulmuar gjithashtu edhe përgjatë kufirit Somali-Etiopi, gjë që ka ngritur shqetësime për një strategji të re të mundshme nga Al-Shabab.

Sulmi i së premtes shënon sulmin e parë në kryeqytet nga grupi që kur presidenti i ri i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, u zgjodh në maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat