Nuk ndalen tragjeditë/ Fundoset varka me emigrantë në brigjet e Libisë, 55 të vdekur

Afrika

Nuk ndalen tragjeditë/ Fundoset varka me emigrantë në brigjet e Libisë, 55 të vdekur

Më: 27 prill 2023 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Një varkë që transportonte dhjetëra emigrantë me destinacion për në Evropë u mbyt në brigjet e Libisë dhe për pasojë humbën jetën 55 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Lajmi u bë i ditur nga një agjenci e OKB-së duke e përcaktuar si tragjedinë e fundit të ndodhur në këtë pjesë të detit Mesdhe, një rrugë kyçe që përdoret nga emgrantët për të depërtuar drejt Evropës.

Varka mbante të paktën 60 emigrantë dhe ishte nisur nga qyteti bregdetar i Garabouli, në lindje të kryeqytetit të Libisë, Tripoli.

Agjencia tha se pesë emigrantë i mbijetuan mbytjes së anijes dhe u sollën përsëri në breg nga roja bregdetare libiane. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë ndodhi me varkën.

Safa Msehli, një zëdhënëse e IOM-it, tha se varka u përmbys pak kohë pasi u largua nga Garabouli. Ajo tha se roja bregdetare libiane deri më tani ka marrë trupat e nëntë burrave dhe një fëmije.

Pesë të mbijetuarit ishin katër burra, mes tyre tre pakistanezë dhe një egjiptian dhe një fëmijë sirian. Kjo ishte tragjedia e fundit në Detin Mesdhe qendror, një rrugë kyçe për emigrantët.

IOM tha se të paktën 537 njerëz janë mbytur ose zhdukur në katastrofat e emigrantëve në Mesdhe jashtë Libisë deri më tani këtë vit, ndërsa mbi 4,300 janë kapur dhe janë kthyer në breg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat