“Mbi 600”, rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Marok

Afrika

“Mbi 600”, rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Marok

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Televizioni i Marokut thotë se numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i të premtes ka arritur në 632 dhe se 329 persona janë lënduar, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Shumë banorë të frikësuar të Marakeshit e kaluan natën jashtë.

Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë e kishte epiqendrën në malet Atlas, pranë qytetit të Marakeshit

Lëkundjet u ndjenë mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00 me orën lokale.

Mediat vendase raportojnë se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja, ndërsa spitalet kanë kaluar një fluks njerëzish pasi ka qenë i lartë numri i atyre që kanë shkuar për të marrë mjekim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat