Vritet deputeti i Kenia, para dy muajsh u kërcënua me jetë

Afrika

Vritet deputeti i Kenia, para dy muajsh u kërcënua me jetë

Më: 1 maj 2025 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Deputeti i opozitës së Parlamentit të Kenias, Charles Ong’ondo Were është vrarë nga një atentat me armë. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 30 prillit në rrugët e kryeqytetit të Kenias.

BBC ka mësuar se një person me motoçikletë iu afrua deputetit dhe më pas e qëlloi.

Ishte shoferi dhe truproja ata që e çuan deputetin në spital, pasi vetë nuk ishin të dëmtuar. Por, pavarësisht përpjekjeve nga stafi mjekësore deputeti i Kenias nuk arriti që t’i dilte.

Autoritete lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka qenë e planifikuar më herët pasi rreth dy muaj më parë Charles Ong’ondo Were, ka thënë se ka marrë kërcënime me jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat