Vela: Deputetët e PAN që kanë keqpërdorur buxhetin e shteti janë duke folur sot për mbrojtje të buxhetit

Aktuale

Vela: Deputetët e PAN që kanë keqpërdorur buxhetin e shteti janë duke folur sot për mbrojtje të buxhetit

Nga: M.H Më: 14 mars 2020 Në ora: 17:09
Blerim Vela

Analisti politik Blerim Vela, përmes një postimi në Facebok ka shkruar në lidhje me seancën e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për shqyrtimin e projektligjit për buxhetin e vitit 2020.

Vela, shkroi që deputetët e PAN që kanë keqpërdorur buxhetin e shteti janë duke folur sot për mbrojtje të buxhetit, transmeton “Bota sot”.

Sipas Velës, PAN po bëjnë çmos për ta sabotuar qeverinë LVV-LDK, mirëpo tani duhet përbashkim më shumë se kurr për ta tejkaluar këtë krizë.

Postimi i plotë

Deputetet e PAN qe kane keqperdore me buxhetin e shtetit, flasin sot per mbrojtjen e buxhetit. Po bejne cmos qe te sabotojne qeverine e re LVV-LDK, ndonese javen tjeter mund te kete urdher per karantine te pergjithshme ne gjithe territorin e Kosoves.

Perkunder kufizimit te kohes per shqyrtimin e projektligjin per ndarjen buxhetore per vitin 2020, mungesa e financimit e institucioneve shteterore do te cenoje shume aftesine e tyre te menaxhojne me krizen #Covid19.

Tani kerkohet perbashkim per tejkalimin e krizes, e jo shperfaqje e luftes se ashper per interesa te ngushte politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat