Asambleja e Përgjithshme e OKB nis sot punimet, pjesë edhe presidentja Osmani

Aktuale

Asambleja e Përgjithshme e OKB nis sot punimet, pjesë edhe presidentja Osmani

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 09:02
Në New York do të qëndrojë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë të martë nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të mbahet seanca e 77 e saj.

Diskutimet kryesore do të mbahen midis datave 20-26 shtator, derisa temë e diskutimit do të jetë edhe Kosova.

Në New York do të qëndrojë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Tema të tjera të diskutimeve do të jenë zhvillimet aktuale globale, duke nisur nga lufta në Ukrainë.

Asamblesë me një fjalim do t’i drejtohet edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat