Sinani vendos flamurin kombëtar në ndërtesën e Komunës së Preshevës për 28 Nëntor

Aktuale

Sinani vendos flamurin kombëtar në ndërtesën e Komunës së Preshevës për 28 Nëntor

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 10:23
Flamuri kombëtar shqiptar i vendosur në ndërtesën e Komunës së Preshevës, në shenjë të 28 Nëntorit.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në ndërtesën e Komunës, në shenjë të festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Me këtë rast, Sinani ka ndarë edhe një mesazh urimi në rrjetin social Facebook.

“Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, edhe Visar Memeti, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, duke rikujtuar se kjo festë në Luginën e Preshevës vazhdon të jetë e ndaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat