Gruaja e zv/ministrit e kritikon Kurtin për një vendim të tij

Aktuale

Gruaja e zv/ministrit e kritikon Kurtin për një vendim të tij

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:03
Dukagjin dhe Hatixhe Pupovci

Hatixhe Latifi-Pupovci, gruaja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci është deklaruar pasi kryeministri Albin Kurit njoftoi të mërkurën se ai do të jetë në krye të Komitetin Ekzekutiv për Shëndetësi.

Pupovci me anë të një postimi në Facebook e ka këshilluar shefin e qeverisë që të mos këshillohet me askënd për shëndetësi pasi po e marrin në qafë atë dhe dikasterin e shëndetësisë.

“A krijohet “ministri në hije” kur e ke ministrinë?

A pritet ndryshimi pozitiv me njerëzit që i ke nëpër pozita vetëm për faktin se i vendosë nën një ombrellë me emër tjetër?”, shkroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat