“Ua puthi këmbët mësimdhënësve” – Përplasje e ashpër Gavrani-Krasniqi

Aktuale

“Ua puthi këmbët mësimdhënësve” – Përplasje e ashpër Gavrani-Krasniqi

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 22:17
Denis Krasniqi dhe Mimoza Gavranin.

Dinjiteti i mësimdhënësve ka përplasur Mimoza Gavranin. aktivistin Denis Krasniqi me komentatoren politike, Mimoza Gavranin.

Krasniqi tha se në vitetet e 90-ta nuk kanë rezistuar vetëm mësimdhënësit të cilët janë detyruar të punojnë edhe pa para, por sipas tij, edhe kategoritë tjera të punës.

“Dinjiteti nuk bëhet duke folur por, me punë dhe vepra. Unë 2004 kam lind, edhe e di që prej viteve të 90-ta kanë punuar pa pare, hallall ju koftë, jau puthi këmbët për atë punë. Krejt kanë rezistu në atë kohë për këtë vend, jo për një vend të huaj”, tha Krasniqi.

Por, me këtë deklaratë të Krasniqit nuk u pajtua Gavrani.

‘Kur është shfaq dinjiteti i mësimdhënësve, ti s’ke qenë i lindur fare. S’je në pozicion të flasësh për pozicionin e tyre”, kundërshtoi Gavrani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat