Zgjedhjet në LVV, Albin Kurti: Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme

Aktuale

Zgjedhjet në LVV, Albin Kurti: Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme

Nga: A.SH Më: 25 shtator 2022 Në ora: 12:11
Albin Kurti

Sot po mbahen zgjedhjet brenda partisë së VV-së, me kandidat të vetëm, Albin Kurtin.

Ai për këtë proces ka thënë se në vit të zgjedhjeve, “gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për Vetëvendosjen.

“Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Viti 2022 është vit i zgjedhjeve. Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n. Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV. Gjithandej Kosovës dhe në mërgatë, në gjithsej 43 qendra, sot mbahen zgjedhje të brendshme demokratike në Lëvizjen tonë të gjerë. I ftoj të gjitha anëtaret dhe anëtarët të votojnë. Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat