Arrestohet pronari i restorantit “Ora” në Podujevë - deklarohet Prokuroria

Aktuale

Arrestohet pronari i restorantit “Ora” në Podujevë - deklarohet Prokuroria

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 16:13
Ditar Hoti

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është ndaluar pronari i restorantit “Ora”, në Podujevë, Ditar Hoti.

Atij i është caktuar masa ndalimit prej 48 orësh, ka thënë për Insajderin zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

Ulaj deklaroi se raportimi për dyshimet për helmim është bërë nga anëtarët e një familje.  

“Po është ndaluar një person i dyshuar D.H për 48 orë, një familje prej disa personave kanë raportu që janë helmuar prej ushqimit që kanë konsumuar” Prokuroria po vazhdon t’i ndërmarrin veprimet hetimore në koordinum edhe me Policnë dhe AUV-in”, ka thënë ajo për Insajderin.

Rasti i helmimit po dyshohet se ka ndodhur të dielën në mbrëmje. Pesë persona kanë përfunduar duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, si pasojë e helmimit nga ushqimi në restorantin “Ora” në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat