Adriana Matoshi publikon fotografi me Albin Kurtin: Përgjithmonë

Aktuale

Adriana Matoshi publikon fotografi me Albin Kurtin: Përgjithmonë

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 17:45
Adriana Matoshi

Aktorja e njohur, njëherësh edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka bërë bujë në mediat sociale, ndërsa ka publikuar një fotografi me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

“Përgjithmonë” është përshkrimi që ajo i ka vënë imazhit të publikuar, teksa nuk kanë munguar as komentet e shumta nga ndjekësit e Matoshit.

Ajo postimin e ka bërë në një kohë kur në mediat online së fundmi është përfolur për një largim të saj të mundshëm nga LVV-ja.

Aktorja ishte është bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës që nga zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit të kaluar, ndërsa ishte votuar më shumë se 10 mijë herë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat