Rrahmani: Zgjedhjet e brendshme në LVV kanë pasur disa mangësi

Aktuale

Rrahmani: Zgjedhjet e brendshme në LVV kanë pasur disa mangësi

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 21:03
Eman Rrahmani

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka thënë se procesin e zgjedhjeve brenda partisë e ka ndjekur nga jashtë pasi nuk ka pasur interesim të garojë për ndonjërën pozitë.

Rrahmani në “Debat Plus” ka thënë se procesi zgjedhor brenda LVV-së ka pasur disa mangësi.

“Si proces, e kemi parë si ka shkua. Për mu ka pasur disa mangësi por rezultati është ai i cili është. Është e natyrshme që kryetar të zgjidhet kryeministri Albin Kurti pasi nuk ka pasur interes nga dikush për të garuar në atë pozitë”.

Deputeti i LVV-së ka thënë se ka dhënë mjaft kontribut të mjaftueshëm në Qendrën e Prishtinës.

“Kam dhënë aq sa kam mundur në qendrën e Prishtinës. Duke parë këtë formacion, Kryesinë, kam parë se nuk kam më çfarë të japë në Qendrën e Prishtinës dhe nuk kam kandiduar. Ka figura tjera dhe aktivistë të mirë edhe nga lagjja Kodra e Trimave nga vij unë që mund  të na zëvendësojnë neve dhe të vazhdojnë punën ku e kemi lënë”, deklaroi Rrahmani.

Ndryshe të dielën në LVV janë mbajtur zgjedhjet e brendshme partiake ku është zgjedhur kryetari i LVV-së dhe kryetarët e qendrave të LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat