Bashkësia Islame, konferencë urgjente për grevën në arsim

Aktuale

Bashkësia Islame, konferencë urgjente për grevën në arsim

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 11:36
Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, do të mbajë sot konferencë për media.

Në njoftim konferenca është cilësuar si “urgjente”, derisa myftiu Tërnava njoftohet se do të flasë për grevën në arsim.

“Njoftojmë mediat se sot (27 shtator) Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava do të mbajë një konferencë urgjente për shtyp përkitazi me grevën në arsim. Konferenca mbahet në orën 12:00 në selinë e Kryesisë së BIK-ut në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Tashmë është bërë një muaj që kur ka nisur greva në arsim. Qeveria dhe sindikalistët kanë mbetur në një situatë të barrikaduar duke lënë më shumë se 300 mijë nxënës pa shkuar në shkollë.

Nga Qeveria është kërkuar që të gjendet zgjidhje urgjente për këtë situatë, ndërkohë që nga asnjëra palë nuk ka indikacione se do të tërhiqen nga pozicionet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat