U rreshtuan kah AAK-ja, kjo është përgjigja e deputetit të Vetëvendosjes

Aktuale

U rreshtuan kah AAK-ja, kjo është përgjigja e deputetit të Vetëvendosjes

Nga: H.O. Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:30
Kuvendi i Kosovës

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme dy deputetët e LVV-së Gramos Agusholli dhe Eman Rrahmani janë ulur në anën e majtë të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht partisë së tretë dhe të katërt të renditura nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Kjo ngriti dyshimet se këta dy deputetë mund të distancohen nga partia e tyre, Lëvizja Vetëvendosja.

Mirëpo lidhur me këtë ҫështje, deputeti Eman Rrahmani në një prononcim për ‘Bota sot’ ka sqaruar të vërtetën rreth kësaj.

“Ato janë vende të lira që ulemi ҫdo deputet thuajse në ҫdo seancë, nuk ka diҫka tjetër rreth kësaj ҫështje”, ka sqaruar Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat