Gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë

Aktuale

Gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 06:24
Vajzat e zhdukura

Janë gjetur dy vajzat nga Peja E.B dhe L.N të cilat ishin raportuar si të zhdukura.

Lajmin për gjetjen e tyre e ka konfirmuar ish-deputeti i komunitetit egjiptian, Veton Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.

Ai përmes këtij postimi ka bërë të ditur se vajza janë gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë.

“Vajzat e zhdukura  një javë me parë E.B.dhe L.N. jan gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë ku jemi prezent bashk me to! Faleminderit të gjithë juve që ndihmuat gjatë gjithë këtij procesi të vështirë që e kishim”, ka shkruar ai.

Për këtë rast kishte raportuar Kiks Kosova më 28 shtator, ku edhe ishin deklaruar familjarët e të zhdukurave.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat