Bashkëveprimtari i Kurtit flet për kohën e demonstratave: I fundit që na u bashkua ishte Albin Kurti

Aktuale

Bashkëveprimtari i Kurtit flet për kohën e demonstratave: I fundit që na u bashkua ishte Albin Kurti

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 08:45
Liderët e protestave më 1997

Në përvjetorin jubilar të demonstratave të 1 tetorit të vitit 1997, i ftuar në emisionin “n’Demos” ka qenë njëri nga liderët e atyre protestave, Muhamet Mavraj. Ky ka folur për disa nga prapaskenat e atij organizimi që ngriti në këmbë qindra mijëra njerëz.

Mavraj ka folur për takimet me ish-presidentin Ibrahim Rugova, nga i cili kërkonin përkrahje direkte për organizimin “rebelor” të tyre.

“Nuk kam qenë më i ashpër, por kam qenë i drejtpërdrejt, në dy takimet e para nuk kam shku për shkak të krijimit të një klime pak më të mirë të bisedimeve sepse unë isha kritik i tij. Në takimin e parë është bë një gabim në paraqitjen e kërkesave, janë habitë kanë thënë kanë me u bë me 1 shtator demonstratat, Rugova ka thënë s’ka kohë për një gjë të tillë. Ne e shtyjm për 1 tetor në mënyrë që ai të del të na përkrahë publikisht, ai doli dhei a arritëm qëllimin”, ka deklaruar Muhamet Mavraj.

Tre organizatorët e parë të kësaj proteste ishin Mavraj, Dugolli dhe Lajçi, ndërsa kryeministri i tanishëm i Kosovës, Albin Kurti u ishte bashkuar në fund.

“Në konferencën e parë për media, na ka lënë një dy ditë pa gjumë, unë isha i interesuar që të dalim të katërt bashkë, unë, Dugolli, Lajçi dhe Kurti. Albin Kurti erdhi pas një kohe, në gusht, i fundit që u bashkua me ne ishte Kurti”, është shprehur ai.

Bashkëpunëtori i Kurtit ka rrëfyer një moment kur ky i fundit kishte përgatitur një fjalim për ta deklaruar në konferencë për media, por duke mos pasur asnjë paraqitje publike, ai kishte frikë.

“Shokët e mi kishin shumë frikë për të dal para mediave, pasi ishte bërë një gabim me Rugovën dhe e kishim ndjenjën e përgjegjësisë që të krijonim përshtypjen e parë në publik. U mundova me i trajnu pak, po nuk dhezi. Më kujtohet se Albini e ka pas një fjali shumë të mirë, ku kishte shkruar “Nga objektet universitare s’kemi dalur me marrëveshje dhe s’do të kthehemi me marrëveshje”, i thash shumë e mirë është po ai kishte shumë frikë. Meqenëse takimi i dytë me Rugovën do të mbahej të nesërmen, jam detyru që titullin gazetave t’ua shkruj unë, se jam i sigurt se do ta detyrojmë kryetarin Rugova, atij si ka ardhur mirë, por përkrahjen e morëm”, ka përfunduar Mavraj “n’Demos”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat