Tahiri: VV e ka kuptuar që ka gabuar rëndë me videon e postuar mbrëmë

Aktuale

Tahiri: VV e ka kuptuar që ka gabuar rëndë me videon e postuar mbrëmë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 18:44
Xhafer Tahiri

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka gabuar me videon e publikuar dje në rrjete sociale,  ku i ka akuzuar pushtetarët e deri tanishëm në Kosovë për keqqeverisje, duke deklaruar se ata nuk iu janë bashkangjitur kësaj çështje.

Tahiri, në Info Magazine  ka deklaruar se reagimet e kosovarëve për këtë video tregojnë se nuk i duan mashtrimet.

“Lëvizja Vetëvendosje ka gabuar rëndë me këtë video. Reagimet që i mori dje nga qytetarët, nga njerëzit që nuk janë të përfshirë në politikë, mendoj se ishin mesazh i qartë që qytetarët nuk e duan gjuhën e urrejtjes, gjuhën e linçimit dhe gjuhën e degradimit ndaj tjetrit”.

“Mendoj se edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka kuptuar që ka bërë një gabim të madh me lansimin e kësaj videoje, nga vet reagimi  i qytetarëve që pamë vetëm këto dy ditë, që në asnjë mënyrë nuk u pajtuan me gjuhën e urrejtjes dhe linçimit”.

“Padyshim që është një video e bërë gabim me qëllim të mbulimit të dështimeve në qeveri gjatë këtyre dy viteve, ashtu si i ka marrë përgjigjet këto dy ditë nga të gjithë, pra e kanë refuzuar këtë gjuhë të urrejtjes qytetarët”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat