Murati rrëfehet nesër para deputetëve për pagat në arsim

Aktuale

Murati rrëfehet nesër para deputetëve për pagat në arsim

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 14:58
Hekuran Murati dhe Albin Kurti

Gjatë ditës së nesërme në Kuvendin e Kosovës, pritet të raportoj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ministri i Financave Hekuran Murati, kërkesë kjo (interpelancë) që e ka bërë Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës.

Media ka siguruar edhe kërkesën, por edhe atë se çfarë do të ndodh gjatë raportimit të Muratit dhe pas përfundimit të debatit parlamentar e ku do të ketë edhe një rezolutë të propozuar nga AAK.

“Çështja – Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave” – Kështu nis arsyetimi për interpelancë ndaj Hekuran Muratit.

Në ndërkohë këto janë edhe arsyetimet që bazohet kërkesa për interpelancë.

“Ekzekutimi selektiv i pagave për sektorin publik, në një periudhë të rëndë krize, ka cenuar të drejtat dhe dinjitetin e të punësuarve, për të hyrë në grevën e ligjshme, siç parashikohet me Ligjin për Grevat, nenin 18, efektet e grevës së ligjshme. Me presionin mbi komunat për të siguruar listat e grevistëve, është ndërhyrje në kompetencat dhe rrezik për autonominë e komunave, të paraparë në Kushtetutën e Kosovës, ligjet që rregullojnë fushat, kompetencat e komunave dhe parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet në arsyetimin për debat.

Por, pas shterjes së debatit parlament, propozuesi i kësaj kërkese, këtë rast Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të propozojë edhe një rezolute, pikët e së cilës janë këto:

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat