Kurti pyetet për dorëheqjen e Latifit: Do ta takoj gjatë ditës

Aktuale

Kurti pyetet për dorëheqjen e Latifit: Do ta takoj gjatë ditës

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 12:16
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka komentuar kërkesën për dorëheqje të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, bërë një ditë më parë.

Kryeministri Kurti ka thënë shkurt se do ta takojë Latifin gjatë ditës së sotme.

Kurti: Do ta takoj sot doktor Rifatin

“Do ta takoj sot doktor Rifatin, sepse nuk kam arritur ende të takohem me të. Kur të takohem, do t’ ju njoftojë. Nuk do të ngelet asnjë pyetje pa përgjigje”, theksoi shkurt Kurti duke ikur nga gazetarët.

I pyetur të premten nga gazetarët pas një konference për komunitetet joshumicë, Kurti nuk deshi të prononcohet as për çështjen targave.

Doktor Latifi dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë të enjten pa i bërë një vit në krye të këtij dikasteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat