Radakoviq: Unë mendoj se është mirë që Kosova të jetë pjesë e NATO-s

Aktuale

Radakoviq: Unë mendoj se është mirë që Kosova të jetë pjesë e NATO-s

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 12:16
Seminari i 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Drejtori Ekzekutiv, Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike, Dushan Radakoviq ka marrë pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Ai ka folur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Radakoviq tha se ai mendon që është mirë që Kosova të jetë pjesë e organizate.

“99% e serbëve në Kosovë nuk mendojnë se Kosova është mirë të anëtaresohet në NATO, por unë mendoj se është mirë që ju të jeni pjesë e NATO. Po e them këtë në Prishtinë në kryeqytet, do ta thoja edhe në veri e edhe në Beograd”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat