Rama po vazhdon të na shesë!

Aktuale

Rama po vazhdon të na shesë!

Nga: Idriz Morina Më: 18 tetor 2022 Në ora: 22:30
Ne kishim nevojë dhe kemi, që ta shihnim duke nxjerrur shkulma zjarri kundër Serbisë, por edhe Vuçiqit dhe të tjerave autoritete serbe.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksander Vulin, benjamini i Putinit dhe i Vuçiqit, po vazhdon të shihet si figura që po përpiqet t’i zbatojë projektet ruso-serbe, pa u përpjekur t’i fshehë këto qëndrime të tij.

Së bashku me liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, Vulini janë vizitor të përhershëm dhe besnik të Kremlinit, duke pohuar se gjithçka që do të bëjnë, do të jenë në përputhje me qëndrimet ruse.

Pra, këta nuk e fshehin aspak, qëndrimin e tyre, nënshtrues ndaj Rusisë, duke konsideruar se në atë mënyrë arrijnë objektiva në rajon, ndarjen e Bosnjës, bashkimin e Republikës serbe me Serbinë, dhe ndarjen e Kosovës, të cilën Vulini ëndërron ta merrë deri në lumin Ibër.

Në koordinim me Rusinë

As Vuçiqi nuk ka qenë i rrallë në vizita në Rusi, me përjashtim, të fillimit të pushtimit të Ukrainës dhe i ndodhur nën trysninë apo llupën perëndimore. Parimisht ai është pajtuar dhe pajtohet me objektivat e përmendura dhe gjithsesi me marrëveshjet e nënshkruara me Rusinë, pjesë e të cilave ka qenë dhe është vetë ai, përfshirë edhe marrëveshjen e fundit të nënshkruar në OKB për koordinim diplomatik, ndërmjet ministrit të Jashtëm të Serbisë, dhe atij të Rusisë.

Pra, në pikëpamje ideologjike nuk ka asnjë dallim, që ia vlen të përmendet. Dallimi nxitet apo duket se mund të thellohet nga detyrimi për të zgjedhur ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit. Dhe dallueshmëria mund të rritet, nëse njëra palë, vlerëson se mbetja përkrah Rusisë mund të jetë rrënuese për Serbinë, dhe palës tjetër, që nuk sheh alternativë, përveç se për t’i qëndruar besnik linjës ruse.

Pra, çështja është edhe se në cilin rast Serbia arrin të marrë një lloj maksimumi në bisedimet me Kosovën. Ëndrra kërcënuese e Vulinit, për të gjithë politikanët normal, është e parealizueshme. Prandaj, ai është thjesht në opsion ekstrem, që llogarit, se mund të përfitojnë nga një ngjarje kataklizmike, shpërthimesh bërthamore (Armagedon). Ndryshe, skanë se si të ndodhin opsione të atilla.

Kosova nuk mund të ndahet thjesht nga dëshirat dhe projektet serbe. Ajo është unike, dhe si e tillë, po mbështetet në mënyrë konsistente nga administrata Biden, pra nga SHBA-të, por edhe nga vende të tjera europiane, si Britania e Madhe, Gjermania etj.

Në aspektin diplomatik, nuk fitohen pikë duke goditur apo sulmuar vetëm qëndrimet e arritshme të një shteti, që atakon, por duke i shfrytëzuar edhe deklarimet, si të Vulinit në këtë rast, kërcënuese, për të ushtruar trysni diplomatike, se politikanë dhe zyrtarë shteti të tillë, paraqesin kërcënim serioz për paqen, dhe janë pengesë në arritjen e çfarëdo marrëveshje të arsyeshme.

Pra, qëndrimet dhe qasjet e atilla duhet të goditen çdo herë që thuhen nga institucionet, por në mënyrë të veçantë në këtë rast, do të ishte i dobishëm reagimi i Shqipërisë.

Heshtja e Ramës ndaj provokimeve të Serbisë

Por, pavarësisht rëndësisë në këtë zhvillim, është thuaja trishtues qëndrimi jo parimor, dhe madje aspak në dobi të shqiptarëve, i kryeministrit Edi Rama, i cili po heshtë si gjithmonë, pavarësisht se sa apo si po provokohet Kosova nga zyrtarë të lartë të Serbisë apo edhe nga krerë të saj.

Ne e pamë në Këshillin e Evropës të ishte akuzues mjaftueshëm ndaj Rusisë, por tepër i butë dhe i parrezikshëm ndaj Serbisë, pavarësisht që jo është kryefajtorja për gjithçka që ka ndodhur shkatërruese, fatale për shqiptarët në Kosovë.

Ne kishim nevojë dhe kemi, që ta shihnim duke nxjerrur shkulma zjarri kundër Serbisë, por edhe Vuçiqit dhe të tjerave autoritete serbe.

Pavarësisht që se pamë sërish këtë ta bënte si shumëherë të tjera deri më tash, ai do të duhej dhe mund ta bënte këtë, të paktën me një deklarim retorik, për t’ju kundërvënë Vulinit, njeriut më dinamik të Putinit në pushtetin në Serbi.

Këto sjellje të Ramës, arbitrare, dhe më keq akoma kundër interesit të shqiptarëve, jo vetëm krijojnë idenë, por edhe domosdoshmërinë, që në Shqipëri, të krijohen rrethana për ndryshime në krye të qeverisjes së saj! Natyrisht, pa fuqinë ndërhyrëse të shtetit të së drejtës, marrjes në përgjegjësi për krimet shtetërore, të politikanëve atje, është e vështirë të pritet një dinamikë pozitive dhe e vlershme e zhvillimit të ngjarjeve atje!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat