Deputetja e PDK-së pyet Kurtin: A don me raportu në Kuvend?

Aktuale

Deputetja e PDK-së pyet Kurtin: A don me raportu në Kuvend?

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 22:12
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është çështje javësh.

“Për ne që i besojmë Amerikës, marrëveshja finale është çështje javësh”, tha Shoshi.

E për këtë, ajo e pyeti kryeministrin Albin Kurti se a do të raportojë në Kuvendin e Kosovës sa i përket procesit të dialogut.

“Zoti Kryeministër, më në fund, a don me raportu në Kuvend të Kosovës? Si deputet /qytetar të kësaj Republike dojmë të ndegjojmë nga ti, sot, për çka qëndron”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat