MSU e KFOR-it zhvillon stërvitje, dalin pamje nga terreni

Aktuale

MSU e KFOR-it zhvillon stërvitje, dalin pamje nga terreni

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 13:02
Policët gjatë stërvitjes

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it (MSU) ka zhvilluar sot stërvitje me gjuajtje të drejtpërdrejtë. Sipas njoftimit kjo është bërë me qëllim të trajnimit për ruajtjen e aftësive.

Tutje, nga KFOR kanë ritheksuar se janë të fokusuar për zbatimin e përditshëm të mandatit të tyre të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e #KFOR-it (MSU) zhvillon stërvitje me gjuajtje të drejtpërdrejtë.

Image
Policët gjatë stërvitjes

MSU stërvit çdo ditë me qëllim që të ruajë aftësitë e saj. #KFOR -i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim. 

Image
Policët gjatë stërvitjes
Image
Policët gjatë stërvitjes
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat