Armëmbajtjet pa leje, dukuri shqetësuese

Aktuale

Armëmbajtjet pa leje, dukuri shqetësuese

Më: 6 mars 2024 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Armët në duart e qytetarëve janë kthyer në dukuri shqetësuese në Kosovë.

Lehtësia për të arritur deri te posedimi i çfarëdo lloji të armëve, e më pas përdorimi i tyre, është vlerësuar si brengosëse nga qytetarët e vendit, raporton Kanal10.

Vetëm gjatë kësaj jave kanë ndodhur tri plagosje, dy në “Lagjen e Muhaxherëve” në Prishtinë, që kishin lidhje me njëra-tjetrën dhe e treta në Lipjan.

Qytetarët thonë se situata e sigurisë është shqetësuese për ta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat