Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, duke përcjellë një mesazh nga fjalimi historik i Ismail Qemalit, të mbajtur në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka publikuar një fragment nga fjalimi i themeluesit të shtetit shqiptar, ku theksohet rëndësia e bashkimit dhe e punës për përparimin e atdheut.
“Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë”, ka cituar Gërvalla.
Ajo e ka përmbyllur mesazhin me thirrjen historike: “Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipërija!”