Biden: Unë do vaksinohem publikisht, kur të thotë Fauçi

Amerika

Biden: Unë do vaksinohem publikisht, kur të thotë Fauçi

Nga: F.B Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:39
Joe Biden

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka thënë se ka ftuar dhe inkurajuar infektologun Entoni Fauçi të vazhdojë të kryej punën e tij, duke e emëruar këshilltarin kryesor medicional në ekipin e administratës sës re në luftën kundër covid-19, shkruajnë mediet amerikane, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

"E kam pyetur që të mbetet në detyrën aktuale të cilën e ka kryer në për disa president dhe që të jetë këshilltari im kryesor medicional dhe pjesë e ekipit për luftimin e virusit”, tha Biden për CNN, i cili me 20 janar pritet të marr drejtimin e vendit.

Biden ka thënë se do të vaksinohet sapo të thotë doktori Fauçi se vaksina është e sigurt dhe këtë do ta bëjë publikisht.

"Me rëndësi është që të ju sqarohet qytetarëve amerikan se vaksina është e sigurt”, tha presidenti i ardhshëm amerikan.

Ai ka shtuar se sapo të marr detyrën e presidentit do të jap urdhëresën për bartjen e maskës në shërbimet federale dhe transportin publik siç janë autobusët dhe aeroplanët.

"Do të lus qytetarët që 100 ditë të bartin maska. Jo përgjithmonë , 100 ditë”, tha presidenti Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat