Clintoni, Bushi dhe Obama zbulojnë se çfarë janë gati të bëjnë para kamerës

Amerika

Clintoni, Bushi dhe Obama zbulojnë se çfarë janë gati të bëjnë para kamerës

Nga: B.S. Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:41
Barack Obama, George W. Bush e Bill Clinton

Ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton janë të gatshëm të marrin publikisht vaksinën e koronavirusit për të siguruar qytetarët për sigurinë e saj.

Tre ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara shpresojnë se do t'u tregojnë më mirë amerikanëve me shembullin personal se vaksina është e sigurt dhe efektive.

Shefi i stafit të George W. Bush Freddie Ford tha për CNN-in se presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara tashmë ka kontaktuar dr. Anthony Faucin dhe ekspertë të tjerë në mënyrë që të përfshihen në fushatën për promovimin e vaksinës së koronavirusit.

"Disa javë më parë, presidenti Bush më kërkoi të informoja dr. Faucin se, kur të vijë koha për këtë,  don të bëjë gjithçka që mundet për të inkurajuar bashkëqytetarët e tij për të marrë vaksinën. Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se vaksina është e sigurt dhe e disponueshme për më të prekshmit. Atëherë presidenti Bush do të qëndrojë në radhë dhe do ta bëjë atë para kamerave," tha Fordi.

"Nëse Fauci thotë se është e sigurt, unë i besoj"

Nuk do të jetë hera e parë që familja Bush të përpiqet të inkurajojë qytetarët me shembullin personal, pasi George Seniori dhe Barbara Bush fluturuan me një fluturim komercial në ditët pas sulmit terrorist të 11 shtatorit 2011, për t'u treguar amerikanëve se nuk ka asnjë arsye për t'u frikësuar.

Shërbimi i marrëdhënieve me publikun i Bill Clintonit gjithashtu konfirmoi se ish-presidenti është i gatshëm të marrë vaksinën në publik.

"Presidenti Clinton patjetër do të marrë vaksinën sa më shpejt që të jetë në dispozicion dhe sa më shpejt që të jetë radha e tij bazuar në përparësitë e përcaktuara. Ai do ta bëjë këtë publikisht, nëse në këtë mënyrë do të inkurajojë amerikanët të bëjnë të njëjtën gjë," njoftoi shërbimi i Clintonit.

Në një intervistë, Barack Obama gjithashtu theksoi se ai i beson Dr. Faucirt nëse thotë se vaksina e koronavirusit është e sigurt.

"Kam besim të plotë te njerëzit si Anthony Fauci, me të cilin kam punuar dhe të cilin i njoh. Nëse Fauci thotë se vaksina është e sigurt dhe efektive kundër Covidit 19, unë do ta marr atë absolutisht. Premtoj ta bëj atë sa më shpejt që të bëhet vaksina edhe për njerëzit që nuk janë më në rrezik," njoftoi Obama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat