Avioni bën ulje emergjente në autostradë, godet një veturë

Amerika

Avioni bën ulje emergjente në autostradë, godet një veturë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:29
Zyrtarët thanë se fatmirësisht nga incidenti nuk pati të lënduar

Një avion i vogël u ul mbrëmjen e së mërkurës në një autostradë në Minnesota, SHBA, duke goditur një automjet, por pa shkaktuar dëme në njerëz.

Autoritetet policore në Minnesota thanë se avioni Bellanca Viking bëri një ulje emergjente, pak përpara orës 21:30 në Interstate 35, një autostradë e madhe në qytetin e Arden Hills.

Teksa avioni u ul u përplas me një automjet në autostradë, duke bllokuar trafikun për disa orë.

Zyrtarët thanë se fatmirësisht nga incidenti nuk pati të lënduar.

Autoritetet zbuluan edhe identitetin e pilotit megjithatë nuk dhanë detaje nëse në bord kishte persona të tjerë. Pritet që zyrtarët të bëjnë të ditur edhe shkakun e uljes emergjente të avionit.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat