CDC: Maskat zor se kontrollojnë përhapjen e virusit, nëse nuk respektohen edhe masat tjera mbrojtëse

Amerika

CDC: Maskat zor se kontrollojnë përhapjen e virusit, nëse nuk respektohen edhe masat tjera mbrojtëse

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Maskat “zor” se mund të kontrollojnë përhapjen e coronavirusit, madje edhe në shtëpi nganjëherë, kanë bërë të ditur zyrtarë të Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes (CDC), shkruan CNN.

CDC-ja ka treguar se përveç bartjes së maskave, qytetarët duhet të respektojnë distancën fizike, shmangien e turmave dhe pastrimin e shpeshtë të duarve – ku sipas tyre të gjitha këto ndihmojnë në kontrollimin e përhapjes së virusit, dhe do t’ju mundësonte fëmijëve të rikthehen në shkolla dhe të rihapen bizneset.

“Mbajtja korrekte dhe e vazhdueshme e maskës është një strategji e shëndetit publik për të reduktuar bartjen e SARS-CoV-2 përmes rrugëve të frymëmarrjes, në veçanti kur është konstatuar se pothuajse çdo i dyti person është infektuar nga personat që nuk shfaqin simptoma, por që ua bartin përmes kanaleve të frymëmarrjes  – pra me spërkala”, thuhet në kumtesën e CDC-së.

Ky institucion çdo ditë e më shumë po u bën thirrje qytetarëve të bartin maska, me qëllim që personat e shëndoshë të mos infektohen me COVID-19, por edhe ata që janë të infektuar mos ta përhapin tek të tjerët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat