Koronavirusi/ 27 milionë banorë në Kaliforni në karantinë 3-javore

Amerika

Koronavirusi/ 27 milionë banorë në Kaliforni në karantinë 3-javore

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 16:08
Kaliforni

SHBA arrin pikun e rasteve të reja me Covid-19 për të disatën rresht.

Vendi më i goditur në botë nga pandemia numëron deri tani afro 15 milionë infektime dhe rreth 290 mijë viktima.

Ndërkohë, bllokimi i Kalifornisë kundër pandemisë po “zgjerohet”.

Pas Zonës së Gjirit të San Franciskos, urdhri për të qëndruar në shtëpi për të paktën tre javë ka hyrë në fuqi për rreth 27 milionë njerëz.

Departamenti i Shëndetit Publik shtetëror tha se kapaciteti i kujdesit intensiv në spitalet jugore të Kalifornisë dhe Luginës Qendrore kanë rënë nën një prag prej 15% çka ka sjellë edhe masat e reja, të cilat përfshijnë mbyllje të rrepta për bizneset dhe ndalim të mbledhjes me këdo person jashtë familjes tuaj.

Masat e reja do të qëndrojnë në fuqi për të paktën tre javë, duke përfshirë edhe festën e Krishtlindjes.

Deri tani, shteti i Kalifornisë numëron 1,3 milion raste, ndërsa të premten u arrit edhe rekord me 25,068 raste të reja.

Të shtruar në spitale janë 9000 pacientë, ndërsa mbi 2100 ndodhen në terapi intensive, shkruan mediat ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat